Trajneri i Shqipërisë Edi Reja kishte parashikuar që skuadra e tij të marr së paku një pikë në sfidën me Hungarinë, por i rrëmbyen që të tri pikët në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Puskas Arena” në Budapest.
Kjo fitore shumë e madhe i arrit duke iu falënderuar sulmuesit të ri Armando Broja i cili e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhjetë minuta para fundit të takimit pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 66 duke e zëvendësuar Myrto Uzunin.
Kjo fitore e bënë Shqipërinë që të vazhdojë të shpresojë në një kualifikim për në Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në “Latar”.
WHAT A GOAL FROM ARMANDO BROJA pic.twitter.com/g5ACS1cWNx
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) October 9, 2021
Në grupin I kryeson Anglia me 19 pikë, e dyta është Shqipëria me 15, pastaj Polonia me 14, Hungaria me 10, Andorra me tri dhe San Marino me zero pikë.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon më 12 tetor ndaj Polonisë në Shqipëri.