Sulmuesi shqiptar Armando Broja po dëshmon potencialin e tij te Vitesse, aty ku është në huazim nga Chelsea.
Ai ka debutuar në xhiron e parë ndaj Waalwijk, ku luajti pesë minuta, por që mjaftuan për të treguar që kemi të bëjmë me një lojtar serioz.
Në takimin e sotëm ndaj Sparta Roterdamit, ai ka shënuar edhe golin e tij të parë në kampionatin holandez i njohur si Eredivise.
I futur në fushë si zëvendësues në minutë ne 66-të, sulmuesi kuqezi do të gjente golin në minutën e 82-të të ndeshjes.
Ai goli ia solli sigurinë skuadrës së tij pasi rezultati shkoi në 2-0.
Broja gollllll pic.twitter.com/L0xDveJjka
— AFC Stat (@AFCStat) September 19, 2020
Armando Broja ka nisur kështu të bëjë jehonë në Holandë dhe nëse vazhdon me këto ritme pritet të shkëlqejë në fushën e lojës. /Telegrafi/