Armando Broja është deklaruar për kalimin e tij te Southamptoni në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkuar The Saint nga The Blues, derisa në sezonin e kaluar ishte në huazim te Vittese, duke shënuar 11 gola.
Broja ka thënë se ai është shumë i lumtur që po i bashkohet Southamptonit, ndërsa ka dy lojtarët që i ndjekë si model.
“Jam një sulmues i gjatë, por gjithashtu jam mjaft i shpejtë. Më pëlqen të dribloj, më pëlqen ta mbaj topin dhe të luaj me shumë lojtarë të tjerë, të lidh lojën. Më pëlqen të shënoj shumë gola, kështu që këto janë atributet e mia kryesore, do të thoja”, kështu e fillon sulmuesi shqiptar prezantimin e tij.
“Unë kam dy lojtarë si model: Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo origjinal, ai brazilian. Ata ishin dy lojtarët e mi të preferuar”.
“Ronaldo ishte një sulmues – ai brazilian – dhe ai ishte i mahnitshëm. Unë e shikoj atë dhe kam parë shumë klipe të tij në YouTube, sepse isha mjaft i ri kur ai luante! Më pëlqejnë pjesët e lojës së tij dhe përpiqem të përdor disa nga lojërat e tij për të më ndihmuar”.
“Ronaldo (Cristiano), e dua mentalitetin e tij, e dua nivelin e tij të punës dhe e dua mënyrën se si ai performon në fushë, kështu që ata janë dy lojtarët e mi të preferuar”.
Broja është transferimi i tretë verore e Southampton nga Chelsea, duke ndjekur gjurmët e ish-shokëve të skuadrës Dynel Simeu dhe Tino Livramento, dhe mezi pret të fillojë aventurën te The Saints.
“Padyshim që e dija që ata erdhën këtu, gjë që ishte shumë e mirë për ta, dhe fola me Dynelin pak – jo aq shumë me Tinon, por me të kam raporte të mira”, ka thënë ai.