Brightoni ka fituar me përmbysje spektakolare kundër Manchester Cityt në Premierligë.
Vendasit triumfuan 3-2 ndaj “Qytetarëve”, ndonëse këta të fundit e patën fitoren në duar.
Manchester City krijoi epërsi qysh në minutën e 2-të me anë të Gundoganit.
Gjërat ndryshuan për të keq te mysafirëvt në minutën e 10-të kur Cancelo u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, City dyfishoi shifrat në minutën e 48-të me autor Phil Foden.
Por kaq ishte nga skuadra e Guardiolës pasi vendasit fillimisht ngushtuan epërsinë dy minuta më vonë me Trossardin e më pas edhe barazuan në të 72-tën minutë me anë të Webster.
Goditjen e fundit për 3-2 ua bëri Burn katër minuta më vonë për të marrë një fitore të madhe.
Manchester City që është kampion i sapozgjedhur i Anglisë ka 83 pikë në vendin e parë, ndërkohë Brightoni ka 41 pikë në vendin e 15-të.