Vendasit fituan me rezultat minimal 1 – 0.
Golin e vetëm e shënoi Trossard pas asistimit të Gross, gol i cili për Brightonin vlen tri pikë tejet të vlefshme.
Nëse bazohemi në statistikat e ndeshjes, mysafirët dominuan në posedimin e topit, mirëpo në gjuajtjet në portë dukshëm më të mirë ishin skuadra e Brightonit.
Te vendasit në stol qëndroi gjatë tërë ndeshjes edhe talenti kosovar, Andi Zeqiri.
Pas kësaj humbje, Tottenhami renditët në pozitën e gjashtë me 33 pikë, plotë 11 më pak se lideri City, derisa Brighton zë vendin e 17-të me 21 pikë./Lajmi.net/