Brazili e dërrmon Perun – Kolumbia ndanë pikët me Venezuelën

Brazili e ka “sakatuar” edhe Perunë, me rezultatin 4-0 dhe vijon i qetë rrugëtimin në Copa America. Një ndeshje e zgjidhur shpejt nga skuadra e Tite, që ka shënuar që në minutën e 12-të me Alex Sandro.

Mbrojtësi i Juventusit i cili hapi shifrat e ndeshjes me një goditje brenda zone dhe festa e Brazilit nisi menjëherë. Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër, pavarësisht rasteve.

Neymar mori skenën më pas, duke realizuar me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Ribeiro dhe Richarlison në fund i çuan shifrat në 4-0.

Surprizën e ka bërë Venezuela mbrëmjen e djeshme, pasi edhe pse kishte shumë mungesa prej COVID-19, barazoi 0-0 me Kolumbinë. Portieri Farinez ishte heroi, me tetë pritje në kuadrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *