Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea u mposht 2:1 nga skuadra e Brightonit.
Po ashtu, humbje sot regjistruan edhe skuadrat si Tottenhami, Evertoni dhe Brentfordi.
Tottenhami u mposht 3:2 si vendas nga Bournemouthi, ndërsa si vendas humbje pësoi edhe Evertoni me shifrat 3:1 nga Fulhami.
Ndërkaq, Brentfordin e mposhti skuadra e Wolverhamptonit me shifrat 2:0.
Rezultatet finale i gjeni më poshtë.
Aston Villa 3:0 Newcastle
Chelsea 1:2 Brighton
Everton 1:3 Fulham
Southampton 0:2 Crystal Palace
Tottenham 2:3 Bournemouth
Wolverhampton 2:0 Brentford