Botërori në Katar do të luhet në dimër: Ja çfarë do të ndodhë me top pesë ligat kryesore

Katari 2022 do të jetë Botërori i parë i mbajtur në Lindjen e Mesme, si pjesë e zotimit të FIFA-s për të organizuar të paktën një turne të madh ndërkombëtar në rajon përpara vitit 2030.

Krahas këtij vendimi historik të bazuar në arsye gjeografike, Katari 2022 do të jetë gjithashtu Kupa e Botës e para e mbajtur ndonjëherë gjatë muajve të dimrit.

Kjo fillimisht u prit me kundërshtime nga shumica e kombeve konkurruese, për shkak të ndikimit të tij në sezonet e brendshme evropiane, por FIFA ka mbetur e palëkundur në mbajtjen e Katarit si mikpritës i turneut.

Pse Kupa e Botës 2022 po luhet në dimër?

Vendimi për të pritur Kupën e Botës në muajt e dimrit ishte një aspekt kyç i ofertës së Katarit për garën e vitit 2022, për shkak të temperaturave të larta të verës në vend.

Megjithë kundërshtimin ndaj idesë – që daton që në vitin 2010 – dy studimet e fizibilitetit të FIFA-s në Katar, në 2014 dhe 2015, deklaruan se turneu nuk ishte i zbatueshëm për t’u luajtur midis periudhave tradicionale qershor-korrik.

Liga vendase e Yjeve të Katarit zhvillohet tradicionalisht nga shtatori në prill, për shkak të nxehtësisë së tepërt, madje edhe temperaturat mesatare në fund të prillit që arrijnë rreth 33 celsius.

Si pjesë e përpjekjeve të ekipit të ofertës së Katarit 2022 për të adresuar çështjet e nxehtësisë dhe lagështisë, duke përfshirë muajt e dimrit, çdo stadium i Kupës së Botës do të pajiset me një sistem ajri të kondicionuar ‘ftohje të fokusuar’.

Pse Kupa e Botës po mbahet në Katar?

Katari u zgjodh nga FIFA mbi ofertat rivale nga Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja gjatë votimit përfundimtar në 2010.

Vendimi çoi menjëherë në kritika – dhe gjithashtu ka pasur akuza për korrupsion, të cilat mikpritësit e kanë mohuar vazhdimisht – por organi qeverisës botëror mbeti i palëkundur për të mbajtur Kupën e Botës në Katar.

Programi i Premier League 2022-23

Anglia për herë të parë do të pushojë në këtë periudhë, për shkak se ndryshe nga Spanja, Gjermania, Italia dhe të tjerat nuk kanë pasë kurrë një pushim të plotë dimëror më parë.

Sezoni 2022-2023 do të fillojë më 6 gusht, një javë më herët se fillimi i sezonit aktual 2021-22 dhe do të përfundojë një javë më vonë se në 2022 më 28 maj 2023.

Ekipet do të luajnë deri në fundjavën e 12/13 nëntorit, kur më pas gara do të ndalet për të lejuar që ata të përfshirë në Kupën e Botës të largohen për t’u bashkuar me skuadrat e tyre përkatëse.

Sezoni do të rifillojë më 26 dhjetor, tetë ditë pas finales së Kupës së Botës.

Programi i La Ligas 2022-23

Skuadrat spanjolle janë vendosur të fillojnë sezonin 2022-2023 në të njëjtën fundjavë siç bënë për sezonin aktual, pavarësisht planit të ngjeshur që i pret.

Ato janë skicuar përkohësisht, pas bisedimeve midis zyrtarëve të ligës dhe klubeve, për të filluar më 12 gusht, me mbylljen e sezonit më 13 nëntor.

Asnjë lojë nuk do të luhet gjatë Krishtlindjeve, kështu që ndeshjet në Spanjë pas Kupës së Botës nuk pritet të rifillojnë më herët se 29 dhjetori.

Data e planifikuar e përfundimit është 4 qershori, që do të jetë dy javë më vonë se finalja e këtij sezoni.

Programi i Bundesligës 2022-2023

Një pushim prej më shumë se dy muajsh nga aksioni i brendshëm është plani për Bundesligën e Gjermanisë.

Avantazhi i të pasurit 18 skuadra në ligën e tyre të parë, ndryshe nga Anglia, Spanja dhe Italia, ndër të tjera që kanë 20, është se kanë katër ndeshje më pak për t’u përshtatur me 34 raunde lojërash që do të luhen.

Pra, aksioni gjerman do të fillojë më 5 gusht dhe do të zgjasë deri më 13 nëntor përpara se të hyjë pushimi i detyruar.

Por ata do të përqafojnë gjithashtu pushimin e tyre tradicional vendas, pasi lojtarët do të kenë edhe një muaj pushim nga aksioni konkurrues pasi të kenë përfunduar festimet e Katarit.

Ata nuk do të rifillojnë deri më 20 janar me sezonin që përfundon më 27 maj.

Programi i Serie A 2022-23

Italia është eliminuar nga Kupa e Botës. Por, Serie A do të ndalet për shkak të numrit të madh të lojtarëve ndërkombëtare në ligë që do të shkojnë në Katar.

Sezoni fillon më 13-14 gusht përpara se të luhet deri më 13 nëntor, kur do të zhvillohet aksioni i fundit.

Ende nuk janë publikuar data fikse se kur do të rifillojë sezoni, por pritshmëritë nga klubet italiane janë se kjo nuk do të jetë deri në fillim të janarit 2023.

Programi i Ligue 1 2022-23

Franca ka pak ndryshime fillestare në ligën e tyre vendase me Ligue 1 duke filluar më 6 gusht, në të njëjtën ditë kur filloi sezoni 2021-22.

Ata do të pushojnë nga 12-13 nëntori para rifillimit të planifikuar pasi aksioni në Katar të përfundojë më 28 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *