Një lajm i keq për futbollin gjerman, por edhe atë ndërkombëtar.
Gerd Muller, legjenda e Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare: 566 gola në 607 ndeshje zyrtare për Bayern, me rekordin e 365 golave të shënuar në Bundesliga.
Shtatë herë kryegolashënues në kampionatin gjerman, ka shënuar edhe 68 gola në 62 ndeshje më Gjermaninë: më i rëndësishmi, në 1974-ën, kur Gjermania u shpall kampione e botës duke mundur në finale Holandën e Johan Cruyff.