Bota e futbollit me sy kah derbi i madh Real Madrid – Barcelona, formacionet zyrtare

E gjitha bota e futbollit vëmendjen kryesore e ka sonte në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Atje do të zhvillohet një nga derbit më të zjarrtë në botë. Real Madridi dhe Barcelona do të sfidohen në “El Classicon” e famshme që i takon javës së 29-të në La Liga.

“Mbretërit” kanë triumfuar në katër ndeshjet e fundit radhazi ndaj Barcelonës, ndërsa këta të fundit duan të ndalin Los Blancos dhe t’ia rrezikojnë seriozisht vendin e dytë Sevillës.

Real Madridi është me një mungesë të madhe. Karim Benzema, sulmuesi kryesor i kësaj skuadre mungon shkaku i një lëndimi.

Derbi i madh zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe nis nga ora 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Kroos, Modriq, Casemiro, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

BARCELONA: Ter Stegen, Pique, Araujo, Sergio, Dembele, Pedri, Alba, Ferran, F.de Jong, Eric, Aubameyang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *