Borussia Dortmundi e publikon formacionin zyrtar kundër Realit

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve po afron, me Real Madridin dhe Borussia Dortmundin që do të përballen kokë më kokë për trofeun më prestigjioz evropian.

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Wembley” i Londrës do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Ndeshja e fundit mes Realit dhe Dortmundit daton në muajin dhjetor të vitit 2017, ku asokohe Reali fitoi 3:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Dortmundi do të mungojnë Bensebaini, Duranville dhe Morey Bauza.

Pas Ancelottit, tani edhe trajneri i Dortmundit, Edin Terzic e ka publikuar formacionin zyrtar kundër Realit, dhe atë e gjeni më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *