Ole Gunaar Solskjaer do të vazhdojë të jetë menaxher i Manchester United.
Manchester United nuk planifikon ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer, përkundër faktit se menaxheri ka kuotën e pikëve më të ultë pas 24 ndeshjes në 30 vitet e fundit.
“Red Devils” mund të afroheshin në tri pikë nga katër pozitat e para në Premierligë me fitore ndaj Burnleyt.
Por, ata pësuan humbje 0:2 në shtëpi duke penguar edhe më shumë ambiciet e skuadrës së Solskjaer për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, “Sky Sports News” raporton se bordi i Manchester United ka konfirmuar besimin ndaj Solskjaer, i cili nuk do të shkarkohet nga detyra, transmeton lajmi.net.
Solskjaer mori përgjegjësinë për humbjen dhe konfirmoi vendosmërinë e klubit për të sjellë përforcime në mënyrë që të kompensohet edhe mungesa e disa yjeve të skuadrës që aktualisht janë të lënduar.