Mediat në Spanjë kanë hedhur një “bombë” në lidhje me Real Madridin.
Sipas “Cope”, “Mbretërit” janë duke menduar ta kthejnë Carlo Ancelottin si trajner.
Ancelotti që për momentin është trajner i Evertonit, mund të largohet në këtë verë.
Italiani kishte udhëhequr Real Madridin nga viti 2013 deri në 2015-tën, ku kishte arritur të fitonte një Ligë të Kampionëve.
Real Madridi për momentin është pa trajner pasi Zinedin Zidane dha dorëheqje.