“Bombardon” Llapi, transferon dy yjet e Prishtinës

Ahmed Januzi dhe Ahmet Haliti do të bashkohen me Llapin për sezonin e ardhshëm të Superligës.

Dy futbollistët e Prishtinës kanë arritur marrëveshje me klubin nga Podujeva.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina që ka thënë se Januzi e Haliti shumë shpejt do të bashkohen me ta.

Haliti është i lindur në Podujevë, luan si mbrojtës qendror derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e Hysit, Besës, Bylisit, Feronikelit dhe së fundmi Prishtinës.

Në anën tjetër Ahmed Januzi luan si sulmues derisa edhe më herët ka qenë pjesë e Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *