BOMBA NGA UEFA! Real, City dhe Chelsea mund të përjashtohen nga Champions. Manchester Utd nga Europa League

UEFA zyrtarisht po shqyrton mundësinë e dëbimit të 12 klubeve pjesëmarrëse në Superligë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është ajo që filtrohet në fund të Komitetit Ekzekutiv të sotëm, të mbajtur në Montreux në Zvicër.

Konfederata Evropiane do të kishte kërkuar këshilla ligjore për mundësinë e përjashtimit të Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City nga Liga e Kampionëve, si dhe sigurisht Manchester United (kundërshtari i Romës) nga ‘Europa League.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, konfirmon se konfederata evropiane po studion mundësinë e përjashtimit të City, Chelsea dhe Real nga Champions League që janë në garë aktualisht:

“Do të jenë avokatët ata që do të thonë nëse klubet e Super League do të marrin pjesë akoma në Ligën e Kampionëve.

Jemi ende duke vlerësuar situatën me ekipin ligjor. Është ende herët, njoftimi erdhi mbrëmë, ne ende nuk kemi një zgjidhje por do të përpiqemi të zbatojmë të gjitha sanksionet që do të jenë të mundshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *