Sabien Lilaj do të jetë goditja e madhe e Prishtinës në afatin kalimtar.
Lajmi është bërë i ditur aksionari më i madh i klubit, Rrahman Haradini, përcjellë Gazeta Olle.
Ai ka publikuar një foto nga takimi mes zyrtarëve të Prishtinës dhe futbollistit.
Lilaj në edicionin e kaluar ishte pjesë e futbollit izraelit me Nes Tzionan, derisa kohën e artë të karrierës e kaloi te Skënderbeu.
Mesfushori ka bërë edhe 16 paraqitje nën fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
Nëse do të zyrtarizohet nga Prishtina, Lilaj do të jetë njëri prej lojtarëve më cilësor që ka zbarkuar në futbollin kosovar në vitet e fundit.