Neymar ka edhe tre vite kontratë me PSG-në, por francezët janë të gatshëm ta shesin sulmuesin që e kanë blerë për shifrën rekord 222 milionë euro.
Sky Sport shkruan se klubi francez i ka vendosur edhe çmimin yllit të sulmit. PSG pranon të futet në bisedime për të paktën 90 milionë euro.
Kampionët e Ligue 1 po mendojnë për largimin e disa lojtarëve ne verë, me synim ndërtimin e një ekipi që të garantojë fitimin e Champions League që është kthyer në një fiksim.