Prishtina duket se po kalon momente aspak të mira. Ajo ka hyrë në një seri të keqe të rezultateve e ku si pasoj e kanë sjellë në një pozitë aspak të më në tabelë, madje atje ku edhe diskutohet mbijetesa.
Megjithatë, ky nuk duket të jetë problem i vetëm i skuadrës më të madhe në vend. Demokracia.com, mëson se lojtarët kanë shfaqur pakënaqësi në adresë të skuadrës për shkak të vonesave të pagave (Bëhet fjalë për dy paga) dhe këtë pakënaqësi e kanë shfaqur sot duke refuzuar të dalin në stërvitje.
Në fakt lojtarët as dje nuk kanë stërvitur por siç mëson gazeta, kjo ka ndodhur për shkak që klubi u ka dhënë pushim atyre, ndërsa sot nuk kanë pranuar të stërviten.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori Artan Osmani i cili ka thënë se është e vërtetë që lojtarët sot nuk kanë dal në stërvitje.
“Po, lojtarët kanë refuzuar të dalin në stërvitje për shkak të vonesës së pagës. Kjo është e vërtetë dhe na vjen keq për këto vonesa. Ne jemi duke punuar ta tejkalojmë këtë situatë shumë shpejt”, ka thënë Osmani për Demokracia.com.
Të kujtomë se në fundjavë Prishtina ndeshet me Dukagjinin dhe nëse këto telashe nuk kalohen lehtë, skuadra mund të këtë probleme për atë ndeshje shumë të rëndësishme.