Boca Junior e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Barcelonës në nder të legjendës, Diego Armando Maradonës.
Skuadra argjentinase triumfoi 2-4 pas ekzekutimit të penalltive ndaj “katalunasve”.
90 minutat e rregullta u mbyllën baras 1-1, me Barcelonën që kaloi e para në epërsi me golin e Jutglas në minutën e 50-të.
Zeballos në minutën e 77-të barazoi shifrat, për ta dërguar ndeshjen në penallti.
Nga aty, më të saktë u treguan futbollistët e Bocas që festuan në fund 2-4.
Për Barcelonën dy penalltitë i humbën Pereira dhe Jaime, ndërsa shënuan Dani Alves dhe Jutgla.
Kjo garë u zhvillua ndërmjet dy ish-skuadrave ku Maradona kishte bërë karrierë si futbollist.