Mbrojtësi i Lyonit, Jerome Boateng, do të dalë sot para gjykatës në Munih për t’u përballur me akuzat për dhunë ndaj ish të dashurës dhe të ëmës së dy djemve të vet.
Ish-ylli i Bayern Munich akuzohet se ushtroi dhunë ndaj ish-partneres së vet në vitin 2018 dhe rrezikon burgim deri në pjesë vjet nëse shpallet fajtor.
Gjykimi ndaj tij, i paraparë të fillonte në dhjetor të vitit të kaluar, u shty deri më 9 shtator për shkak se një dëshmitar i rastit kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe ai pritet të dalë sot para gjykatës.
Boateng, i cili iu bashkua Lyonit si lojtar i lirë muajin e kaluar në një marrëveshje dyvjeçare, akuzohet nga ish-partnerja për dhunë fizike gjatë një fjalosjeje tri vjet më parë derisa ishin në pushim veror.
Dënimi maksimal që mund t’i shqiptohet Boatengut është 5 vjet burgim.
Gjykata mund ta japë vendimin të enjten.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se kjo është çështje private bazuar në “akuza të pabaza nga pala e tretë”.
Boateng kishte një lidhje të gjatë 10-vjeçare me të, me të cilën i ka dy djem.