Blerja rekord kërkon largimin nga klubi


Kepa Arrizabalaga ka frikë se karriera e tij është në udhëkryq pasi është lënë rezervë te Chelsea.

Berja 80 milionëshe ka humbur vendin e titullarit teksa Frank Lampard ka preferuar Willy Caballero mes shtyllave për ndeshjet e fundit.

Kepa është gati të largohet nga klubi në verë nëse situata nuk përmirësohet, porështë i shqetësuar për shumën që mund të kërkojë Chelsea për të.

Ai ka ëndërr të luajë për Spanjën në Euro 2020, por tani duket diçka e pamundur me situatën e tij në Stamford Bridge.

Kepa ka firmosur një kontratë pesëvjeçare te Chelsea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *