Bisedimet në fazën përfundimtare, Unai Emery po rikthehet në Premierligë

Unai Emery pritet që të rikthehet sërish në Premierligë.

Ish-trajneri i Arsenalit raportohet se do të marrë drejtimin e Aston Villas, si zëvendësues i të shkarkuarit Steven Gerrard.

Duke u bazuar në burimet e tij, Fabrizio Romano ka raportuar se Emery do të largohet nga Villarreali në orët e ardhshme.

50-vjeçari pritet ta pranojë ofertën e Aston Villas. Bisedimet mes palëve thuhet se janë tashmë në fazën përfundimtare.

Klubi anglez është i gatshëm për të paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh të trajnerit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *