Ishte trajneri i Marseille, Andre Villas-Boas, i cili reagoi ashpër ndaj inkuadrimit të Marcelo Bielsa, për trajnerin e vitit nga FIFA.
“Skandaloze, ai ka fituar Championship dhe konsiderohet ndër më të mirët! Shikoni Thomas Tuchel, i cili fitoi Ligue 1 dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve, nuk është e drejtë aspak”, tha portugezi.
Bielsa konsiderohet si njëri nga trajnerët me lojën më atraktive moderne, ai i bashkohet trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili fitoi Premierligën pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Hans-Dieter Flick, fitoi Tripletën me Bayern Munich.
? Introducing the finalists for The Best FIFA Men's Coach 2020 ?
?? Marcelo Bielsa
?? Hans-Dieter Flick
?? Jurgen Klopp#TheBest | #FIFAFootballAwards pic.twitter.com/v2hLWhQFD2— FIFA.com (@FIFAcom) December 11, 2020