Bie vlera e Milot Rashicës në treg, ja sa kushton tani sulmuesi kosovar

Vlera e sulmuesit të Werder Bremenit dhe Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës ka pësuar rënie.

Lojtari nga Vushtrria nga 12 milionë euro sa vlente, sot ai vlen vetëm 9 milionë euro.

Kjo është bërë e ditur nga faqja e specializuar për vlerësime të klubeve dhe lojtarëve, “Transfermarkt.com”.

Vlera më e madhe e arritur nga Milot Rashica ishte 35 milionë në vitin 2019.

Milot Rashica është bërë “cak” i shumë klubeve evropiane për ta transferuar dhe ndër destinacionet e ardhshme të tij mund të mbetet Gjermania.

Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach janë dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *