Sonte, me fillim nga ora 21:00, zhvillohet finalja e Conference League.
Pas një sezoni të ngarkuar dhe plot emocione, Real Betis dhe Chelsea do të përballen në finalen e kësaj garë evropiane, një duel që premton spektakël dhe rivalitet të fortë mes dy skuadrave të njohura evropiane.
Real Betis ka bërë një rrugëtim mbresëlënës drejt finales, duke eliminuar kundërshtarë të fortë dhe duke konfirmuar rritjen e nivelit të skuadrës në arenën ndërkombëtare. Kjo do të jetë hera e parë që klubi nga Sevilla luan në një finale evropiane, një sukses historik për ta.
Nga ana tjetër, Chelsea, e cila garojë në Conference League pas një sezoni të vështirë në Premier League, ka arritur të rigjejë formën e vet më të mirë në këtë garë joshëse. Blutë e Londrës synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe evropian.
Finalja pritet të ofrojë një përballje interesante pasi të dyja skuadrat kanë lojtarë të cilët mund të bëjnë diferencën, dhe vëmendja do të jetë e madhe nga tifozët në të gjithë botën.