Mbrojtësi i skuadrës belge Club Brugge, Simon Del, është ndëshkuar me karton të kuq në duelin ndaj Manchester United në kuadër të Ligës së Evropës, pasi që luajti me dorë brenda zonës, transmeton informacionin Gazetasheshi.com.
Ai u mundua të ndalonte një goditje të futbollistit James që po shkonte drejt portës, derisa u konsiderua si e qëllimshme, për tu ndëshkuar më pas direkt me karton të kuq.
Bruno Fernandes e konvertoi në gol penaltinë e cila u rishikua disa herë në VAR edhe pse nuk kishte as edhe një gjë të paqartë.
Besojeni apo jo?! Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Serdar Gözübüyük, e ka shikuar mbi 10 herë këtë pamje, e cila ka zgjatur më shumë se pesë minuta, derisa ka akorduar penalti.
Rrjetet sociale janë vërshuar nga komentet e shumta të tifozëve, të cilët e kanë quajtur si të pakutpueshme vendimin e vonuar të gjyqtarit holandez.
What's going on here!? ?
A great save from defender Simon Deli, who is duly shown a red card… ?♂️
United score the subsequent penalty! pic.twitter.com/ktcFbeWGqA
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 27, 2020