Besnik Hasi po ndahet me klubin arab, mund të bëhet kandidat për Kosovën

Gjithnjë shumë tifozë kosovarë kanë shprehur dëshirën e tyre që Besnik Hasi të emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës. Por, rrethanat nuk ishin as të përafërta pasi ose posti i selektorit të Kosovës ishte i zënë ose vet Hasi ishte i zënë në ndonjë klub të huaj, ndërsa mundësitë bugjetore të FFK-së thuhej se nuk ishin adekuate për ish futbollistin e famshëm kosovar.

Por, tani Hasi mund të jetë një opsion i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila qe një kohë të gjatë është në kërkim të një trajneri për Kombëtaren e Kosovës, e cila ka mbetur pa përzgjedhës prej tetorit, kur u nda me Bernard Challandesin.

Besnik Hasi shumë shpejt pritet të largohet nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli. Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo, njofton se klubi arab po e largon trajnerin kosovar për ta zëvendësuar me ish trajnerin portugez të Benficas, Jorge Jesus. Ky i fundit thuhet se i ka nis negociatat me arabët.

“Al-Ahli ka lokalizuar trajnerin Besnik Hasi. Andaj po i bën një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili pritet t’i përgjigjet në ditët e sotme”, ka shkruar gazetari Merlo.

Kosova prej tetorit është ndarë me selektorin Bernard Challandes dhe është në kërkim të një trajneri tjetër. Deri tash kreu i FFK-së ka biseduar me disa trajnerë, por ende nuk është bërë përzgjedhja.

Besnik Hasi gjithnjë ka qenë edhe një kandidat për Kombëtaren Shqiptare, ku ish futbollisti dhe trajneri i Anderlechtit ishte edhe kapiten si lojtar aktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *