Bersant Celina shënon gol për ekipin e tij

Mesfushori kosovar, Bersant Celina ka shënuar gol për ekipin e tij Ipswich Town.

Mesfushori kosovar, Bersant Celina shënoi golin e vetëm në ndeshjen e Ipswich Town ndaj Oxford United.

Ai shënoi një gol nga afërsia në minutën e 70` të ndeshjes.

Me fitoren eventuale ndaj Oxford United, ekipi i Celinës do pozicionohej në vendin e nëntë me 63 pikë.

Bersant Celina së fundmi ka refuzuar të marrë pjesë në ndeshjet miqësore që Kosova do të zhvillojë, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrrës.

Sipas trajnerit të ekipit, Kieran McKenna, lojtari i ka njoftuar krerët e FFK-së që dëshiron të qëndrojë te ekipi i tij, pasi kanë ndeshje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *