Valon Berisha është deklaruar pas fitores 1-0 kundër Gjeorgjisë.
Ai theksoi që ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për ecurinë e ekipit.
Berisha është pyetur në lidhje me ‘lobimin’ e tij për të bindur lojtarët shqiptarë të zgjedhin Kosovën.
“Vendimi më i mirë që kam marrë në jetë është të luaj për Kosovën. Nuk mund të bëj askënd të vijë, por dua që çdo shqiptar i talentuar të luajë për Kosovën” deklaroi Berisha.