Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha i ka dhuruar pikët e plotë skuadrës së tij, Augsburgut në Bundesliga.
Augsburg triumfoi 1:0 ndaj Borussia Monchengladbach me golin e Berishës, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në elitën e futbollit gjerman.
Sulmuesi shqiptar realizoi gol të bukur në minutën e 82-të për ta vulosur edhe fitoren e madhe të Augsburg në luftë për mbijetesë.
berisha skor yapmaya devam ediyor.. çok güzel tıklamış pic.twitter.com/8NrTPUdzDW
— meljh (@baymelihhh) January 25, 2023
Augsburg me këtë fitore ngritet në pozitën e 14-të me 18 pikë.