Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka filluar të kthehet në formë e tij më të mirë me skuadrën franceze Reims.
Berisha po vazhdon të jetë titullar te skuadra franceze, derisa sot bëri një paraqitje të mirë kundër Metzit.
Përkundër humbjes 2:1, Berisha ishte ndër më të mirët në fushë.
Madje, ai u zgjodh futbollisti më i mirë i Reims nga tifozët e skuadrës franceze.
Ai mori 22 për qind të votave të përgjithshme.
Ylli i Kosovës e kompletoi këtë verë kalimin në Reims nga Lazio.