Berisha flet për momentin më të keq në karrierë: E mendova largimin nga futbolli

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Berisha e kompletoi transferimin e tij te Reims në afatin kalimtar veror, nga Lazio, derisa edicionin e kaluar ishte i huazuar në Fortuna Dusseldorf, shkruan “Zeri.info”.

Berisha që aktivizohet edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, është ndër më të rëndësishmit te skuadra e Bernard Challandes.

Në një intervistë në RTK, Berisha në mes të tjerash ka treguar një moment të tmerrshëm në karrierën e tij.

“E kam pasur një moment, isha 20-vjeçar në Norvegji, nisa të ushtroj në Elfsborg. Pësova lëndim, lëndova ligamentet kruciale, në atë moment, më shkoi mendja se përfundoi futbolli“, u shpreh Berisha.

“Kam filluar edhe të qajë, kam pasur shumë mbështetje nga shumë futbollistë që kanë pasur probleme të tilla. Më ka ndihmuar shumë ky lëndim i keq për të punuar më shumë“, shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *