Bayern Munichu e festoi titullin e 33-të në Gjermani dhe të 11-in rresht.
Christopher Nkunku dhe Niclas Fuellkrug ishin golashënuesit më të mirë të Bundesligës me nga 16 gola, kurse Karim Adeyemi e pati sprintin më të shpejtë në këtë edicion. Ai arriti shpejtësi prej 36.7 kilometrash në orë.
Edhe sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha, e arriti një rekord të veçantë.
25-vjeçari, që debutoi me Gjermaninë në miqësore këtë vit, shënoi nëntë gola dhe pati katër asistime në këtë edicion.
Goli në xhiron e 13-të ishte i veçantë për sulmuesin shqiptar.
Berisha shënoi pas vetëm 35 sekondash në disfatën 2:1 në shtëpi nga Eintracht Frankfurti. Ishte goli më i shpejtë i këtij edicioni të Bundesligës.
Augsburgu e mbylli kampionatin në vendin e 15-të me 34 pikë.