Mërgim Berisha po kalon formë të mirë në Bundesliga.
Berisha si duket ka bindur drejtuesit e skuadrës gjermane, Ausburg që ta blejnë plotësisht kartonin e tij.
Sipas mediave turke Ausburgu do të bëjë ofertë në drejtim të Fenerbahces klub nga i cili u huazua për një vit në Gjermani.
Operacioni pritet t’i kushtojë 4 milionë euro Ausburgut.