Bëri shqiponjen në ndeshjen ndaj klubit serb, futbollistja shqiptare merr dënim të rëndë nga Federata e Serbisë

Klubi Futbollistik i Vajzave i vetmi në komunën e Preshevës po rrezikon të shuhet!

Klubi Preshevë-Bujanoc është dënuar me një shumë prej 350 mijë dinarë nga Federata e Futbollit të Serbisë, duke bërë kështu që klubi ta rrezikojë shuarjen.

Por, si erdhi deri tek dënimi?

Dënimi erdhi pasi lojtaret serbe nga klubi i Pirotit provokuan dhe pas shënimit të golit si kundërpërgjigje futbollistja e Klubit Preshevë – Bujanoc ka bërë simbolin e shqiponjës.

“Po ne ishim duke udhëhequr me rezultat 4-1 një lojtare nga klubi i Pirotit ia ngriti tre gishtërinjt prandaj lojtarja jonë kur shenoi golin e pestë ja bëri në kundërpërgjigje shqiponjën” – kanë thënë për Insajderin Kryetari i KFF Preshevë – Bujanocit, Sherif Luzha.

Federata Serbe e futbollit poashtu ka suspenduar futbollisten që e bëri shqiponjen me një dënim mjaft të rëndë.

“Futbollistja jonë është dënuar me 2 vite moslojë dhe me një vit suspendim për të mos e udhëhqur ekipin” – tha Junuzi.

Klubi ka bërë thirrje donatorëve që ta ndihmojnë për ta shlyer këtë borxh, pasi vet nuk kanë mundësi ta bëjnë.

“Nuk janë mbledhur ende mjete që ne mundemi e pagu dënimin. Ne ju kemi bërë kërkesa komunave që të na ndihmojnë por nuk kemi përgjigje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *