Portugalia e Cristiano Ronaldos nuk arriti me shumë se një barazim pa gola ndaj Irlandës.
Gjithçka vendoset ditën e dielë në ndeshjen ndaj Serbisë, Portugalisë i duhet patjetër rezultati pozitiv për t’u kualifikuar direkt në Kampionat Botëror.
Në minutën e 81 të lojës në Dublin, Pepe mori kartonin e dytë të verdhë, pas një goditjeje me bërryl në Callum Robinson pranë vijës anësore, dhe la Portugalinë në 10 futbollistë.
Death. Taxes. Pepe red cards. pic.twitter.com/OIDbBfi85C
— ESPN FC (@ESPNFC) November 11, 2021
Prandaj qendërmbrojtësi do të mungojë në ndeshjen vendimtare kundër Serbisë, të dielën e ardhshme, në Luz.