Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve mes Villarreal – Bayern dhe Chelsea – Real Madrid.
Villarreal ka befasuar Bayernin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 me golin e Dunjamas në minutën e 8’të të takimit.
Në anën tjetër, Real Madridi ka fituar me rezultat solid 1-3 në ‘Stamford Bridge’.
Benzema ishte protagonisti kryesor i natës së sotme me hetrikun e tij ndaj Chelseat.
Francezi realizoi në minutat (22′ 25′ dhe 46) të takimit.
Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Kai Havertz duke e ngushtuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 40’të të takimit.