Sulmuesi francez, Karim Benzema, pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni pas më shumë se një dekade Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Karim Benzeman në fanellën e Real Madridit.
Ai pritet t’i japë fund eksperiencës madrilene pas më shumë se një dekade.
Menaxheri i futbollistit, Karim Djaziri e ka konfirmuar këtë, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit të lojtarit në Lyon.
“Mendoj se ai do të rikthehet në Lyon. Më flet në mënyrë të vazhdueshme dhe i shikon të gjitha ndeshjet e skuadrës. Në mendjen e tij është diçka që ai e do, e ka Lyonin në zemër. Mendoj se është çështje kohe. Në ëndrrat e tij është që të kthehet në Lyon për të bërë gjëra të mëdha”, ka thënë menaxheri i Benzemas.
Ish-përfaqësuesi francez ka qenë qendërsulmuesi kryesor i Realit në dekadën e fundit.
Ai ka kontratë me “Los Blancos” deri më 30 qershor të vitit 2022.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga klubi mbretëror, ku fitoi gjithçka, gjatë verës që vjen.