Belgjika po shkëlqen në Kampionat Evropian, Adnan Januzaj po qëndron në Prishtinë

Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Adnan Januzaj ka vendosur të frekuentojë kafiterit e Prishtinës.

Januzaj, i cili pas një sezoni dëshpërues me Real Sociedadin nuk u ftua nga Roberto Martinez për Kampionat Evropian, është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë.

Futbollisti nga origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit së bashku me ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.


Januzaj (26-vjeçar) vite më parë e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota.

Belgjika ka marr dy fitore deri tani në Euro 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *