Ka përfunduar ballafaqimi spektakolar ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë me fitoren e belgëve që kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian duke iu falënderuar tgriufit me rezultat minimal 1-0 në “La Kartuja” të Sevillas.
Ishte Thorgan Hazard lojtari që e vendosi fatin e këtij takimi me golin e tij të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes.
Në dhjetë minutat e fundit Portugalia e kërkoi me të gjitha forcat golin e barazimit madje edhe e goditi shtyllën por që nuk ia doli të bënte më shumë.
Në çerekfinale të Euro 2020 Belgjika do të ballafaqohet me Italinë që mposhti Austrinë me rezultat 2-1./Gazeta-Topi/
*Thorgan Hazard with the perfect strike! ?? #EURO2020 pic.twitter.com/KJzrNgvBcY
— Mr. Buns/Buns Out/Abuti Buns/Lebunza/Breadwinner (@MapsMaponyane) June 27, 2021