Në Belgjikë i kanë rënë pishman sa i përket mbylljes përfundimtare të sezonit.
Vendimi përfundimtar për ta konsideruar ose jo të përfunduar kampionatin do të merret më 4 maj.
Kështu është vendosur në asamblenë e përgjithshme të Pro League.
Këshilli i administrimit të Pro League Football kishte këshilluar mbylljen e garave, por ky sugjerim nuk është aprovuar nga asambleja.
Kampionatet profesioniste dhe Kupa Belgjikës u pezulluan në mes të muajit mars për shkak të pandemisë COVID-19.
Rillimi i garave për momentin duket i pamundur pas vendimit të qeverisë për të pezulluar çdo aktivitet me grumbullim njerëzish deri më 31 gusht.
Edhe nëse do të vendosej që kampionati të luhej me dyer të mbyllura, sipas Federatës Belge të Futbollit çdo ndeshje do të kërkonte impenjimin e 400 personave.