Real Madridi triumfoi sonte 2-0 në udhëtim ndaj Getafes, në duelin që ishte në kuadër të xhiros së 22-të.
E gjatë kësaj përballje, pati një përleshje verbale mes dy lojtarëve anglezë që ishin kundërshtarë.
Bëhet fjalë për lojtarin e Real Madridit, Jude Bellingham dhe atë të Getafes, Mason Greenwood.
Bellingham raportohet se ka fyer rëndë bashkëkombasin e tij, Greenwood, pas një ndërhyrje ndaj tij, duke e quajtur “përdhunues”.
https://x.com/FootyHumour/status/1753173162529800701?s=20
Fjala e tij është kapur në kamera dhe tashmë është bërë virale në internet.
Më poshtë mund ta shikoni videon.
Kujtojmë që Greenwood u transferua në huazim te klubi spanjoll nga Manchester United, pasi klubi anglez vendosi që të mos i japë një shans, me një numër akuzash që e rëndonin rreth një dhunimi ndaj ish të dashurës së tij.