Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka vendosur të rrëfejë jetën e tij private, derisa ka treguar edhe detaje nga martesa e tij me gruan shumë tërheqëse Ilary Blasi.
Ai ka rrëfyer një moment shumë interesante në fillim të martesës së tij.
“Ne vendosëm të shkonim në një restorant i cili ishte shumë i bukur në një vend të hapur. Ne po udhëtonim me një Ferrari dhe kur shkuam para restorantit ajo përplasi derën dhe e goditi në murin ngjitur. U çmenda dhe isha gati ta vras në atë moment, nuk e di si u ndala dhe bëra sikur nuk ndodhi asgjë”, ka thënë Totti për mediet italiane.
Totti e Blasi janë të martuar që nga viti 2005, dhe kanë një jetë tejet të lumtur, derisa mediet përkundër shumë insistimeve, asnjëherë nuk kanë mundur të gjejë një shkas për t’i sulmuar ata.