Befason Mërgim Mavraj, nënshkruan me këtë skuadërA

Mërgim Mavraj, pas eksperiencës me Greuther Furth në Bundesliga 2, tashmë ka gjetur klubin e ti dhe do të luajë në Liga 3 në Gjermani.

Qendërmbrojtësi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Shqipërinë dhe ka qenë në EURO 2016 me kuqezinjtë, është zyrtarizuar te Turgucu Munchen.

“Mërgimi është një lojtar me përvojë dhe cilësitë e tij do na ndihmojnë. Ai është një mbrojtës pozicional, është i fortë në lojën në ajër dhe bën një hapje të mirë të lojës.

Mërgimi gjithashtu ka një personalitet të fortë dhe për këtë arsye do të luajë një rol të rëndësishëm në ekipin tonë”, tha drejtori sportiv i Turgucu Munchen, Roman Plesche.

Vetë mbrojtësi ka deklaruar: “Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te sukses”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *