Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Gonzalo Higuainit.
Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të argjentinasit Gonzalo Higuain në drejtim të ligës amerikane MLS.
Emri më i përfolur ishte ai i Luis Suarez, i cili gjatë ditës së sotme kaloi testin B1 të gjuhës italiane por si duket Juventus ka plane tjera.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano, Juventusi është në fazën e fundit të transferimit të Edin Dzekos nga Roma.
Ai po ashtu raporton se klubi nga Torino ka ndaluar negociatat me Suarezin, ndërkohë Barcelona do të konsideroj oferta tjera për 33 vjeçarin nga Uruguai./Insporti.com/