Reprezentuesi gjerman ka shënuar 18 gola në 79 paraqitje për blutë që kur u bashkua nga RB Leipzig për 53 milionë funte në vitin 2020.
Por rastet e shumta të humbura të tij para portës kanë bërë që 25-vjeçari të etiketohet shumë herë si një transferim i dështuar tek gjiganti londinez.
Megjithatë, Werner thotë se mund të llogarisë ende në mbështetjen e fansave.
Duke folur për transmetuesin e Sky Sports dhe Premier League, Lynsey Hooper, ai tha: “Ndonjëherë nuk e di pse po më mbështesin kaq shumë, sepse unë jam sulmues dhe dua të shënoj, por humbas raste.
“Është shumë argëtuese të luash para tifozëve të Chelseat dhe kur ata më japin mbështetjen që më japin, më bën më të fortë kur humbas raste ose kam kohë të vështira.
“Përpiqem të jap maksimumin në çdo ndeshje, 100% për t’u siguruar që skuadra të jetë e lumtur”.
Werner humbi 18 shanse të mëdha sezonin e kaluar, sipas Premier League.
Por ishte humbja e tij e tmerrshme kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve që ‘zbuloi’ rekordin e tij të dobët para portës.
Werner ishte vetëm gjashtë metra kur goditja e tij e dobët u shpëtua nga portieri Thibaut Courtois marsin e kaluar.