Bayerni i përmbysjeve

Bayern Munich e ka nisur me këmbë të mabrë vitin 2021.

Në ndeshjen e parë për këtë vit në sezonin 2020/21, Bayerni e mposhti në shtëpi skuadrën e Mainz 05, me rezultatin 5-2.

Iu deshën 45 minuta fantastike në pjesën e dytë për të përmbysur gjithçka pas paraqitjes së dobët në pjesën e parë, ku mysafirët e gjetën dy herë golin.

Përmbysja nisi me Joshua Kimmich që ka realizuar për rezultatin 1-2 në minutën e 51-të, derisa Leroy Sane për 2-2 në minutën e 56-të.

Golin e epërsisë në këtë mbrëmje e shënoi Niklas Suele në minutën e 70-të, derisa nuk mungoi as Robert Lewandowski që shënoi dy herë, për 4-2 në minutën e 76-të dhe 5-2 në atë të 83-të.

Me këtë fitore me përmbysje, Bayerni ka rimarr edhe kreun në Bundesliga, tani me 33 pikë të grumbulluara, dy më shumë se RasenBallsport Leipzig.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *