Bayern Munich e ka mbyllur fazën e grupeve në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Bavarezët” regjistruan sonte fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin C, shkruan GE.
Skuadra gjermane mposhti Interin në “Allianz Arena” me rezultatin 2:0.
Benjamin Pavard (32’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (72’) shënuan në fitoren e vendasve.
Bayerni kalon tutje në Ligën e Kampionëve si liderë i grupit me 18 pikë, kurse Interi nga pozita e dytë me 10 pikë.