Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke marrë kështu edhe pozitën e liderit në tabelë.
Kampioni në fuqi gjerman triumfoi sonte në derbin ndaj Borussia Dortmundit, të vlefshëm për javën e 26-të. Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 4:2.
Gregor Kobel (13′ autogol), Thomas Muller (18′, 23′) dhe Kingsley Coman (51′) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.
Kurse, golat për Dortmundin u shënuan nga Emre Can (72′ nga penalltia) dhe Donyell Malen (90′). Bayerni pas kësaj fitore ka 53 pikë në krye të tabelës, tani një më shumë se Borussia Dortmundi që bie në pozitën e dytë.