Sonte do të luhet ndeshja e fundit e sezonint 2019/2020, ku kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen do të luajë ndaj kampionit të Francës, PSG në finalen e Ligës së Kampionëve.
Njëra prej këtyre dy skuadrave do ta fitojë trofeun e famshëm në shkallët e Estadio da Luz, i cili do të jetë pa shikues për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Këto janë 5 gjërat që duhet t’i dini për ndeshjen e sotme:
1. Paris Saint-Germain janë në finale pas shumë zhgënjimeve
Kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit për PSG. Parisienët ishin në gjysmëfinale 25 vite më parë, por këtë sezon synojnë që ta fitojnë trofeun. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ata u eliminuan në çerekfinale të këtij kompeticioni. Vitet që pasuan ishin edhe më të vështira pasi nuk mundën ta kalojnë raundin e parë. Këtë vit ka ndryshuar narrativa, ku PSG do ta luajë finalen e parë në ndeshjen e 110-të në Ligën e Kampionëve.
2. Bayern më në fund në finale
Përderi sa frustrimi i Bayernit nuk ka qenë në nivel të PSG-ës, edhe gjigantët nga Bundesliga nuk kanë kaluar sezone të mira viteve të fundit. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, ata humbën katër gjysmëfinale radhazi. Vitin e kaluar, u eliminuan nga kampioni aktual Liverpooli. Kjo do të jetë finalja e parë pas 7 viteve për gjermanët.
3. Neymar me një rol tjetër në ekip
Performancat e Neymarit gjatë takimeve të fundit kanë krijuar përshtypjen që braziliani nuk është golashënues klinik. Por, këto ndeshje më shumë kanë vënë në pah një karakteristik tjetër të brazilianit. Asistimi që i bëri Di Marias ndaj RB Leipzig ishte magjik.
Ishte asistimi i 24-të në Ligën e Kampionëve. Asnjë lojtarë nuk ka asistuar më shumë se ai që prej debutimit të tij në sezonin 2013/2014.
4. Lewandowski po thyen rekorde
Kur Lewandowski shënoi golin e tretë ndaj Lyonit në gjysmëfinale, ai realizoi disa objektiva. E para, siguroi finalen e parë të Bayernit në 7 vitet e fundit. E dyta, barazoi numrin e golave për një sezon me legjendën gjermane Gerd Muller, i cili kishte vendosur këtë rekord në sezonin 1972/73.
Përveç asaj, ai doli në vend të tretë me më së shumti gola për një sezon, duke barazuar Cristiano Ronaldon. Ai tashmë ka 15 gola këtë sezon, 2 më pak se rekordi që mbahet nga Ronaldo.
5. Historia nuk është në anën e PSG-ës
Kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit francez. Nëse historia na tregon diçka, gjasat janë të vogla që ata të largohen nga Lisbona me trofeun.
Gjashtë finalistët e fundit që debutuan në finale janë larguar si humbës.
Tottenhami humbi nga Liverpooli vitin e kaluar, Chelsea kishte humbur nga Manchester United në vitin 2008, Arsenali nga Barcelona në vitin 2006, Monaco nga Porto në vitin 2004, Bayer Leverkuseni nga Real MAdridi në 2002 dhe Valencia poashtu nga Real Madridi në vitin 2000.
Por kjo situata nuk është e pashpresë. Borussia Dortmundi kishte mposhtur Juventusin në finalen e tyre të parë në vitin 1997.